Donald Lu në zyrën e Bashës
reforma ndan më dysh PD-në

Donald Lu në zyrën e Bashës<br />reforma ndan më dysh PD-në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë presionin mbi opozitën shqiptare, për t’i hapur rrugë finalizimit të Reformës në Drejtësi, duke miratuar projektin kushtetues në Parlament. Përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë ka intensifikuar lëvizjet dhe takimet, për t’i dhënë fund rezistencës së Partisë Demokratike, kundër draftit të EURALIUS dhe OPDAT, për Reformën në Drejtësi. Një ditë pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zbarkuar dje në zyrën e Lulzim Bashës. Sigurisht që nuk pati një njoftim për përmbajtjen e takimit, por nuk është më sekret investimi i ambasadorit amerikan, me porosi të Shtëpisë së Bardhës, për kalimin e Reformës në Drejtësi në Parlament, brenda këtij sesioni parlamentar. Kur projekti kushtetues u miratua nen për nen nga komisioni i posaçëm, krerët e opozitës dolën me një draft paralel, i cili i kundërvihej projektit të EURALIUS dhe OPDAT. Amerikanët e hodhën poshtë draftin e dytë, ndërsa kërkuan të votohej projekti i miratuar nga komisioni, pa vonesa dhe pa shumë ndryshime.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi