Këtë paralajmërim i ka dhënë ambasadori amerikan ne shqipëri Donald Lu disa biznesmenëve ne New York dhe Washington gjatë një vizite para pak ditësh. Diplomati amerikan teksa ka garaantuar në mbështetjen e SHBA për luftuar korrupsinin theksoi se puna me e madhe u takon shqiptarëve.
“Zoti ministër Ahmetaj, dua të flas në gjuhën shqipe. Nuk duhet të flas anglisht, duhet të flas vetëm në gjuëhn e biznesit. Para pak ditësh isha në Nju Jork dhe në Uashington dhe aty pata mundësinë të flista më njerëz të biznesit dhe unë u thashë atyre se nëse doni të hyni në tregun shqiptar. Duhet t'i keni sytë hapur, duhet të përkushtoheni për një kohë të gjatë, duhet të përgatiteti për konkurrencë të fortë dhe duhet të jeni gati të përballeni edhe me korrupsionin. Nëse jeni kurajoz, do të rrezikoheni shumë por do të shperbleheni shumë. Unë iu inkurajoj të gjithëve të mendoni për menyrat se si dhoma mund të ndihmojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe si të udhëheqë luftën kundër korrupsionit. Ambasada Amerikane është e gatashme të jetë të japë kontributin e saj në këtë luftë por puna me e rëndësishme u takon vetë shqiptarëve.” tha ambasadori Lu
