Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi në Kuvend. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ambasadori Lu e quan miratimin e reformës si një fitore për popullin shqiptar.
"Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe", thuhet në deklaratën e Lu.
Diplomati amerikan thekson gjithashtu se "Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com