Donald Lu: SHBA mbështetje
Shqipërisë në luftën ndaj krimit 

Donald Lu: SHBA mbështetje<br />Shqipërisë në luftën ndaj krimit <br>
Në aktivitetin e organizuar nga Presidenca në kuadër të ‘Javës së Fëmijëve Jetimë’ ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

100 vite më parë Amerika erdhi këtu për të ndihmuar në ngritjen e strehës së fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi” deklaroi ambasadori Lu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë angazhuar fuqishëm në Shqipëri për zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila pritet që të largojë të korruptuarit për të hapur rrugën e negociatave.

Në Shqipëri prej disa ditësh ndodhen ekspertë nga FBI, por edhe vende të tjera të BE për të asistuar institucionet shqiptare. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari