Donald Trump bën betimin
zyrtarisht President i SHBA

Donald Trump bën betimin<br />zyrtarisht President i SHBA
"Unë Donald Trump do të përmbush detyrat e Presidentit të SHBA dhe do të vendos të gjitha kapacitete e mia për të mbrojtur kushtetutën e SHBA. Zoti më ndihmoftë!".

Ky ishte betimi i Presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës e cila u zhvillua në sheshin ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit në Uashingtoni D.C. 

Trump sot në orën 11:00 me orën amerikane ngriti dorën e tij të djathtë lart, dhe të majtën e vendosi mbi Bibël përpara kreut të Gjykatës Supreme, dhe me pas deklaroi betimin. 

Ceremonia e betimit të presidentit të 45, është një nga eventet më të rëndësishme dhe më të bujshme jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën.

Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota ndoqën betimin e Trump në Uashington i cili hyri në Shtëpinë e Bardhës si Pasardhës i Barack Obamës.

Procedurat zyrtare të betimit të Trump u përmbyll me adresimin e parë drejtuar kombit amerikan. Në fjalimin e parë si President i SHBA, Trump deklaroi se 20 janari do të hyjë në histori si dita kur populli u bë sundues i kombit amerikan, ndërsa pushteti kaloi nga Uashingtoni te qytetarët. 

"Ceremonia ka shumë rëndësi për mua pasi nuk bëhet fjalë vetëm për transferimin e pushtetit, por po transferojmë pushtetin nga Uashingtoni dhe po ua japim ju, qytetarëve amerikanë.

20 janari do të mbahet mend si dita kur populli u bë sunduesi i këtij kombi sërish"
, u shpreh Trump.

Ai u zotua edhe për mbajtjen e disa prej premtimeve të fushatës si për mbylljen e kufijve, ligjin për taksat, për emigrantët, përqëndrimin e fuqive të SHBA brenda vendit, kufizimin e shpenzimeve dhe të energjive jashtë. 

LIVE - Ceremonia e inaugurimit të Presidentit Donald Trump



Ora 22:05 Zhvillohet parada Presidenciale e Donald Trump
Pas ceremonisë së betimit të Presidentit Donald Trum

Trump udhëtoi me makinë nga Capitol Hill ku u zhvillua ceremonia e betimit, në drejtim të Shtëpisë së Bardhë. 

Eskorta e Trump kaloi përmes mbështetësve dhe Presidenti i ri i SHBA arriti në shtëpinë më të famshme në botë. 

Ora 18:05 Trump: 20 janari, dita kur populli u bë sërish sundues i këtij kombi

Fjalimi i Presidentit të 45 të SHBA, Donald Trump drejtuar amerikanëve:

"Ne së bashku do të vendosim kursin e Amerikës e të botës. Çdo 1 herë në 4 vite në bashkohemi në këtë shesh. I jam borxhli Obamës për ndihmën që më ka dhënë gjatë kësaj periudhe tranzicioni të pushtetit. Obama, Michelle kanë qenë të mrekullueshëm. 

Ceremonia ka shumë rëndësi për mua pasi nuk bëhet fjalë vetëm për transferimin e pushtetit, por po transferojmë pushtetin nga Uashingtoni dhe po ua japim ju, qytetarëve amerikanë.
 
Pasuria në SHBA nuk është e ndarë në mënyrë të barabartë, por vetëm një pjesë kontrollojnë pasurinë. Ka pasur shumë pak për të festuar për shkak të familjeve në nevojë në të gjithë vendin. Ndryshimi fillon sot këtu dhe në këtë moment, sepse është momenti juaj dhe ju përket ju.

Ne do të shohim vetëm të ardhmen. Duke nisur nga sot do të jetë vetëm Amerika e parë, çdo vendim do të jetë në ndihmë të familjeve amerikane. Çdo vendim për taksat, për emigrantët, do të merret për të mirën e amerikanëve. 

Do të luftoj për ju nuk do t'ju lë. Amerika do të nisë të luftojë sërish.

Ne do të risjellim punë, pasurinë tonë dhe ëndrrat tona . Do të ndërtojmë rrugë, aeroporte ura të reja.


Jemi mbledhur të gjithë këtu dhe sot po na shohin nga mbarë bota sepse kjo është dita juaj, festa juaj, sepse SHBA-të janë vendi juaj. Ajo që ka rëndësi më shumë, nuk ka rëndësi se cila parti kontrollon qeverinë, pasi qeveria kontrollohet nga populli.
 
20 janari do të mbahet mend si dita kur populli u bë sunduesi i këtij kombi sërish.
 
Amerikanët duan shkolla më të mira, vende pune.
 
Problemi me drogën mbaron tani.
 
Kjo masakër amerikane mbaron këtu. Betimi që kam sot është betim për të gjithë amerikanët.
 
Kemi hardhuar trilionë të tëra në vendet e tjera, ndërsa infrastruktura e vendit tonë është në rënie.
 
Ne do të rikthejmë pasuritë e amerikanëve. Do të rikthejmë kufijtë.
 
Do riforcojmë aleancat ekzistuese, por dhe do krijojmë të reja. Do luftojmë kundër radikalizmit islamik i cili duhet të shfaroset nga faqja e tokës.
 
Me besnikërinë ndaj vendeve të tjera, do arrijmë të zbulojmë edhe besnikërinë ndaj njëri-tjetrit, nuk ka vend për paragjykime. Bibla na thotë sesa mirë është edhe kur ka mosmarrëveshje, ne duhet të ecim përpara duke ofruar më shumë solidaritet me njëri-tjetrin, sepse Amerika është e pandalshme.
 
S'duhet të kemi frikë, ne jemi të mbrojtur nga burrat dhe gratë që janë pjesë e ushtrisë amerikane. Dhe më e rëndësishme, ne do të mbrohemi nga zoti.
 
S'do pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe s'kanë asnjë veprim dhe që s'bëjnë asgjë për vendin. Ka marrë fund koha e fjalëve boshe, tani fillon koha e veprimit.

Mos lejoni askënd që t'ju thotë, "s'mund të bëhet", sepse s'ka sfidë që mund të mposhtë zemrën dhe shpirtin e amerikanëve.

Jemi tek lindja e mijëvjeçari të ri dhe ta shpëtojmë tokën nga tmerri i "sëmundjeve".

Ajo çka do shërojë përçarjet mes nesh, është një moment i ri, s'ka rëndësi jemi të zinj, të bardhë, kaf, jemi të gjithë krenar për gjakun e derdhur nga patriotët dhe ndajmë të njëjtat liri dhe respektojmë të njëjtin flamur, flamurin e madh amerikan.

S'ka rëndësi nëse një fëmijë lind në Detroit apo Lebraska, duhet ta mbushim zemrën me të njëjtat ëndrra. I them të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, dëgjoni këto fjalë: "Nuk do të injoroheni më kurrë. Zëri juaj, shpresat dhe ëndrrat tuaja, do ta bëjnë Amerikën sërish të fortë, të pasur, krenare dhe të madhe përsëri".
 
Zoti ju bekoftë ju, Zoti bekoftë Amerikën". 


[gallery]20675[/gallery]

Ora 18:00 Donald Trump bën betimin, zyrtarisht President i SHBA
Me dorën në Bibël, Donald Trump është betuar para amerikanëve në një ceremoni madhështore që po vijon të mbahet në Washington.

"Unë Donald Trump do të përmbush detyrat e presidentit të SHBA dhe do të vendos të gjitha kapacitete e mia për të mbrojtur kushtetutën e SHBA. Zot ndihmomë", ishte betimi i Trump me dorën në Bibël dhe përpara përfaqësuesit të Gjykatës së Lartë. 

donald trump gjate betimit

17:53 Zv/presidenti Mike Pence bën betimin
I emocionuar, Mike Pence bëri betimin si zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Pence bëri betimin me dorën në Bibël dhe përpara përfaqësuesit të Gjykatë së Lartë dhe Gjykatës Supreme, dhe ai është zyrtarisht zv/presidenti i SHBA-së.
 
Pence pason në këtë detyrë Joe Biden, i cili shërbeu si zëvendës i Barack Obamës gjatë 8 viteve të tij si President i SHBA. 

mike pence

17:30 Trump injoron Melania, i dhuron puthje Michelle
Presidenti Trump i afrohet ngadalë podiumit, buzëqesh, shtrëngon duart me Obamën dhe zëvendës presidentin në ikje Biden. Por vihet re se ai injoron bashkëshorten e tij Melanie dhe i dhuron një puthje Michelle Obamës. Ndërsa shihet teksa ai disa herë thotë “faleminderit”.

trump

16:30 Të veshur me të zeza e fytyra të mbuluara protestuesit kundër Trump
Ashtu siç ishte paralajmëruar disa prej protestuesve të veshur me të zeza me fytyra të mbuluara janë të pranishëm në rrugët e Washington. Shumë prej tyre mbajnë në duar pankarta ku lexohen thirrje kundra presidentit Trump. Ndërkohë të shumta janë edhe forcat e policisë që qëndrojnë në gatishmëri. Ndërkohë janë shënuar edhe përleshje me policinë.

protesta

protesta



16:30 Hillary Clinton mbërrin në Capitol Hill
Në Capitol Hill ka mbërritur edhe Hillary Clinton rivalja demokrate e Trump e cila humbi në zgjedhjet e 8 nëntorit. Clinton shoqërohet nga bashkëshorti i saj ish-presidenti Clinton.

hillary clinton

Ora 16:10 Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President
Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.

Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar kohësh. Në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.

Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël dhe me pas para kreut të Gjykatës Supreme do të shqiptotojë betimin;

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do të jap më të mirën time që të mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President. 

Ora 16:50 Trump në Twitter: Gjithçka fillon sot
Trump, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka shkruar, “Gjithçka fillon sot! Do të shihemi në ora 11:00 të mëngjesit për betimin. Lëvizja vazhdon – puna fillon!”.

Ora 15:50 Obama pret për një çaj në Shtëpinë e Bardhë, Trump
Barack Obama pret për një çaj në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump. Të dy liderët shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre Michelle Obama dhe Melania Trump.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat