Brenda 90 ditësh presidenti Donald Trump ka premtuar se do të publikojë një raport  lidhur me temën aq shumë të përfolur, ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Në shumë prej deklaratave të tij të bëra në rrjetin social tëitter president ii zgjedhur i ka quajtur faktet si trillime me background politik.

Agjensitë e Inteligjencës kanë akuzuar Rusinë se ka ndërhyrë në zgjedhje duke hackeruar sidomos partinë demokratike të Hillary Clinton.

Po ashtu dy ditët e fundit mediat amerikane kanë shkruar se inteligjenca amerikane ka informacione se Rusia mund të shantazhojë Trump.

Manjati reagoi duke dalë për herë të parë në konferencë duke i konsideruar informacionit e shantazhit një trillim.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com