Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i ftuari i nderit në finalen e Botërorit 2026. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino, për mediat amerikane.

Finalja e turneut do të zhvillohet më 19 korrik në 'MetLife Stadium' në New Jersey, ku do të përcaktohet kampioni i ri i botës. Sipas Infantinos, Trump do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat dhe më pas do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të mbylljes, ku do t’ia dorëzojë trofeun ekipit fitues.

Megjithëse pjesa më e madhe e ndeshjeve të Botërorit po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan nuk ka qenë i pranishëm në asnjë takim të turneut deri më tani. Në ndeshjen hapëse të përfaqësueses amerikane ndaj Paraguait, administrata e tij u përfaqësua nga Marco Rubio.

Kjo nuk është hera e parë që Trump merr pjesë në një ceremoni të rëndësishme futbolli në 'MetLife Stadium'. Vitin e kaluar, ai i dorëzoi trofeun klubit të Chelseat pas triumfit në Botërorin e Klubeve, duke tërhequr vëmendjen e publikut teksa festoi së bashku me lojtarët në podium.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.