Donald Trump emëron ambasador
të Izraelit këshilltarin i tij,Friedman

Donald Trump emëron ambasador<br />të Izraelit këshilltarin i tij,Friedman
SHBA- Ndërsa Donald Trump pritet në vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë kabineti Trump vijon të plotësohet dita-ditës. 

Zgjedhja e fundit është ambasadori i SHBA në Izrael, avokati David Friedman, i cili ka qënë këshilltar i manjatit gjatë fushatës presidenciale.   

Ai e ka këshilluar presidentin për marrëdhëniet SHBA-Izrael, ku Trump ka premtuar se do të punojë për të përforcuar  marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të vohet më tej paqja në këtë rajon.

SipasTrump marrëdhëniet që avokati ka me Izraelin do të ndihmojnë misionin e tij diplomatick dhe do të jetë një aset i mrekullueshëm për raportet mes dy vendeve dhe lidhjen me aleatët në përpjekje për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.  

Prej 68 vitesh ambasada amerikane ndodhet në Tel Aviv duke qënë se një pjesë e mirë e fuqive botërore nuk njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Redaksia Online
(e,m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës