Kandidati republikan për president Donald Trump pretendon se zgjedhjet elektorale të nëntorit mund të manipulohen. Ai u shpreh se ka dëgjuar gjithnjë e më shumë zëra sipas të cilave votimet nuk do të kryhen ashtu siç duhen. Pak kohë më parë manjati është shprehur se ka pasur parregullsi mes partisë demokratike çka çuan që ish sekretarja Hillary Clinton të fitonte ndaj rivalit te saj brenda partisë Bernie Sanders.
Sipas Trump Clinton është djall, duke theksuar se ajo ka marrë fonde nga regjimet që shtypin gratë dhe homoseksualët dhe ende refuzon të flas për islamizmin radikal.
Në zgjedhjet e 8 nëntorit Trump dhe Clinton do të përballen për kreun e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa akuzat mes tyre tashmë kanë përfshirë edhe Rusinë ku kjo e fundit akuzohet nga ish sekretarja se ka sulmuar kibernetikisht serverat e partisë demokratike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO