Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.
“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken.
Vendimi i Trump erdhi vetëm pak kohë pasi deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.
Trump gjithashtu hoqi autorizimet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitol.
Trump hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër Trump.
Sipas presidentit atyre do t'u jepej "pikërisht i njëjti" lloj ndëshkimi siç u përball edhe ish-presidenti Biden, si pjesë e zotimit të administratës së tij për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë për veprimet që ai i konsideron si ndërhyrje në zgjedhje ose keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.7%
-
Jo
42%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjithçka e arreduar me ar, (madje dhe telekomanda), e kudo piktura! Ja si po e transformon Trump Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë
17 Mars, 17:21
-
BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja
17 Mars, 16:26
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Pse presidenti Donald Trump e mbylli 'Zërin e Amerikës'?
17 Mars, 11:30
-
Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
17 Mars, 10:56
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Thoma Gëllçi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, fundi i një epoke të lirisë së fjalës
17 Mars, 09:14
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
SHBA/ Trump pushon gjysmën e punonjësve të Departamentit të Arsimit! Pse i shpalli luftë shkollave
16 Mars, 14:20
-
SHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, Trump: Ju pret ferri
16 Mars, 08:04