Presidenti Amerikan Donald Trump është dominuar për Çmimin Nobel të Paqes për 2021.
Shkak për këtë propozim është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve të paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.
Emri i presidentit amerikanë është propozuar nga deputeti norvegjez dhe kryetari i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Tybring-Gjedde. Deputet i parlamentit norvegjez u shpreh se administrata e Trump luajti një rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Më parë presidenti amerikan Barak Obama fitoi Çmimin Nobel të Paqes në 2009 për "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve", por një veprim i tillë ishte kritikuar nga republikanët, edhe nga vetë presidenti aktual Donald Trump.
Komente

