Donald Trump: NATO e skaduar!
Pas Brexit,BE-së të tjera largime

Donald Trump: NATO e skaduar!<br />Pas Brexit,BE-së të tjera largime
Presidenti që pritet për pak dite të marre në dorë drejtimin e SHBA-ve shpreh kritika ndaj NATO-s. Sipas Donald Trump Aleanca Veriatlantike është themeluar herët dhe vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë.

Gjatë një interviste dhënë për  britaniken ‘Times’ dhe prestigjozen gjermane ‘Bild’ Trump mendon se NATO duket si e skaduar, duke shtuar se të gjithë anëtarët duhet të paguajnë pjesën që u takon.

"Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë. Kjo për SHBA është e padrejtë".

Pavarësisht kritikave për aleancën euroatlantike të cilën e cilësoi të vjetëruar, ai e konsideroi NATO-n të rëndësishëm. 

Deklaratat e Trump kane marre reagime nga NATO e Moska.

Trump: Merkel gaboi me emigrantët
Ndërsa Donald Trump pritet të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë duket se ai është i gatshëm të komentojë politikat e liderëve europianë si dhe të japë parashikime për politikën e tij të jashtme.  

Ndër të tjera ai e cilësoi politikën e dyerve të hapura të kancelares Merkel një gabim katastrofik.  

Gjatë një interviste dhënë për  britaniken ‘Times’ dhe prestigjozen gjermane ‘Bild’, manjati u shpreh se Merkel ishte udhëheqësja më e rëndësishme e Unionit Europian duke e kthyer këtë të fundit në një mjet të përdoruar nga Gjermania.

Duke folur për politikën e jashtme Trump tha se prioritet i tij do të jetë krijimi i marrëveshjeve tregtare të drejta për SHBA dhe sigurisht krijimi i kufijve më të fortë dhe se emigrimi drejt SHBA do të jetë më i vështirë. 

Qëllimi i administratës së tij do të jete tregtia e zgjuar sesa tregtia e lirë.

Brexit
Intervista në gazetën britanike drejtohej nga Michel Gove një nga politikanët i cili luajti rol të rëndësishëm në fushatën e Brexit, daljes së Britanisë nga Unioni.  

Manjati e konsideroi Brexit si një nga vendimet më të zgjuara të Mbretërisë dhe se shumë shtetet do të ndjekin të njëjtën rrugë duke u treguar i gatshëm të bashkëpunojë me Britaninë.

Rusia, pro marrëveshjes për reduktimin e armëve bërthamore
I pyetur për marrëveshjet më Rusinë, presedenti Trump u shpreh se armët bërthamore duhet të jenë pjesë e akordeve duke reduktuar ndjeshëm sanksionet ndaj Moskës. Ndërsa pritet që në Islandë ai të takohet me homologun e tij Putin.  

Sa i përket Lindjes së Mesme, manjati dënoni pushtimin e Irakut në vitin 2003 duke e cilësuar si vendimin më të gabuar në histori. Sipas tij duhet të krijohen zona të sigurta në Siri .

Pyetjes se nëse do të vijonte të përdorte rrjetin social Twitter në kohën kur do të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë ai konfirmoi se, do të vijojë të njëjtën metodë komunikimi.

Kremlini e mbështet: NATO e vjetëruar
E në fakt në mbështetje të Donald Trump është sërish Kremlin i cili  në një deklaratë për mediat u shpreh se binte dakort me idetë e Trump për NATO-n sidomos me pjesën e të cilësuarit si dicka që i ka kaluar koha, e vjetëruar. 

NATO 'shqetesohet' nga deklaratat e Trump
Deklaratat e Trump sollën edhe reagimin e ministrit të jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili nga Brukseli  u shpreh se komentë të tilla kanë shkaktuar  shqetësime.

“Kontaktova me Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO-s Jens Stoltenberg i cili u shpreh i shqetësuar për faktin që Trump e cilësoi Aleancën një organizëm të vjetëruar,” u shpreh diplomati gjerman i cili akuzoi presidentin rus se po përpiqet të përcajë aleancën.

“Në NATO, sidomos, janë pritur me shqetësim deklaratat e bëra nga president i zgjedhur, Trump, deklarata e tij se NATO është vjetëruar. Mbi të gjitha, kjo është në kundërshtim me deklaratat që ka bërë sekretari i nominuar i Mbrojtjes pak ditë më parë. Duhet të shohim se çfarë do të thotë kjo për strukturën politike amerikane”, tha Steinmeier.

Në seancën dëgjimore në Senat, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se NATO është në qendër të mbrojtjes amerikane.

Ai po ashtu ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën përpjekje ta përçajë aleancën.

Redaksia Online
(d.b/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit