Donald Trump ‘ndez’ garën elektorale: Në 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Donald Trump ‘ndez’ garën elektorale: Në 15 Nëntor do të bëj një njoftim shumë të madh

Donad Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të hënën se do të niste një garë presidenciale për vitin 2024 sa më shpejt që javën e ardhshme, duke thënë në një tubim politik në Ohio se do të bënte një "njoftim të madh" më 15 nëntor.

"Unë do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida," u tha Trump mbështetësve në një tubim për kandidatin republikan të Senatit të SHBA J.D. Vance përpara zgjedhjeve afatmesme.

Ish-presidenti nuk pranoi të jepte hollësi, duke thënë se ai nuk donte të "hiqte vëmendjen nga zgjedhjet shumë të rëndësishme afatmesme".

Sot, amerikanët do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet që mund të rezultojnë që republikanët të fitojnë kontrollin e njërës ose të dy dhomave të Kongresit.

Parashikuesit jopartiakë të zgjedhjeve parashikojnë se republikanët ka të ngjarë të marrin rreth 25 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh, më shumë se sa duhet për të fituar një shumicë. Analistët thanë se republikanët mund të marrin gjithashtu një vend që u nevojitet për të fituar kontrollin e Senatit.

Njoftimi nga Trump se ai do të bënte një kandidim të dytë për Shtëpinë e Bardhë erdhi pas një fjalimi në të cilin ai kritikoi Presidentin Joe Biden dhe tha se Shtetet e Bashkuara ishin një "komb në rënie" nën udhëheqjen e tij.

"Ne jemi një komb që nuk respektohemi më dhe nuk dëgjohemi askund në botë. Ne jemi një komb që në shumë mënyra është bërë shaka."-tha Trump.

Më herët të hënën, Biden paralajmëroi se një fitore republikane mund të dobësojë institucionet demokratike të vendit.

"Sot ne përballemi me një pikë kthese. Ne e dimë se demokracia jonë është në rrezik dhe e dimë se ky është momenti juaj për ta mbrojtur atë," i tha Biden para elektoratit në Universitetin Shtetëror Boëie.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë