Donald Trump: Nuk jam inteligjent,
jam një gjeni shumë i qëndrueshëm

Donald Trump: Nuk jam inteligjent,<br />jam një gjeni shumë i qëndrueshëm<br>
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Donald Trump pas daljes së librit të autorit Majkëll Uolf, “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit” ku tregohen të fshehtat e shtëpisë së bardhë. Trumpit duket se i është ndezur zemërimi me autorin për shkak se ky i fundit vë në diskutim shëndetin mendor të presidentit.

“Nuk jam inteligjent, jam një gjeni… dhe një gjeni shumë i qëndrueshëm tani që bashkëpunimi i fshehtë me Rusinë, pas një viti analize intensive, ka rezultuar një marrëzi totale, demokratët dhe këlyshët e tyre, mediet e lajmeve të rreme, po nxjerrin udhëzuesin e vjetër të Ronald Reaganit dhe po thërrasin për stabilitet mendor dhe inteligjencë”, shkruan Trump në Twitter.

“Në të vërtetë, gjatë gjithë jetës sime, dy dhuntitë më të mëdha që kam pasur kanë qenë stabiliteti mendor dhe fakti që jam vërtetë inteligjent. Edhe Hillary Klintoni e korruptuar provoi të luajë këto karta në mënyrë të fortë dhe ashtu si e dinë të gjithë, dështoi në mënyrë shumë spektakolare.

Ndërsa unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm, në një yll të televizionit dhe në President të Shteteve të Bashkuara (në tentativën e parë)”,
shpjegon Trump.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete