Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar nëpërmjet një statusi në Twitter  presidentin në largim, Barack Obama, se është duke krijuar pengesa për kalimin e pushtetit.

“Po mundohem të bëj më të mirën për të injoruar deklaratat nxitëse dhe pengesat e shumta të presidentit Obama, besoja se kalimi i pushtetit do të bëhej paqësisht, por jo!”,  ka shkruar  Trump në Twitter.

Trump dhe Obama, u takuan dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale në zyrën Ovale, ku të dy u shprehën se dëshironin një kalim  paqësor të pushtetit.

Ndërkohë Obama është shprehur më herët gjatë kësaj jave se me shumë mundësi do të kishte fituar një mandat të tretë, nëse kushtetuta nuk do t’ia ndalonte kandidaturën për herë të tretë për president të SHBA-ve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com