Donald Trump përkrah LGBT
pas masakrës së Orlandos

Donald Trump përkrah LGBT<br />pas masakrës së Orlandos
“Do të luftoj për ju”. Ka qenë ky premtimi që kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump i ka bërë komunitetit LGBT pas masakrës së Orlandos. Miliarderi ka një qëndrim liberal ndaj homoseksualëve, edhe pse në reagimet e tij pas sulmit nuk shprehu një afërsi ndaj minoriteteve seksuale. Ndërkohë, Trump ka bërë edhe një deklaratë tjetër që bie ndesh me ato të bëra më herët nga ai kur ishte ende në fushatë dhe nuk kishte siguruar ende nominimin. Trump ka njoftuar në Twitter se do të takohet me krerët e National Rifle Federation, grupi lobist i pushtetshëm amerikan që mbështet lirinë e armëve dhe i ka dhënë kandidatit mbështetjen e tij, për të mundësuar një kufizim të armëve. Konkretisht, sipas njoftimit, Trump do të kërkojë që personat e përfshirë në listën e të dyshuarve për terrorizëm, e njohur si “no fly list”, të mos kenë mundësi të blejnë armë. 
Një njoftim ky i kandidatit republikan që ka ardhur sërish pas masakrës së Orlandos, ku mbetën të vrarë 49 persona.
 
Atentati
Bashkëshortja e vrasësit të 49 personave në Orlando të Floridës mund të akuzohet në lidhje me sulmin. Burime të cituara nga “Reuters” dhe “Fox Neës” thonë se, prokurorët kërkojnë ngritjen e një aktpadie ndaj Noor Salman për vrasje, për tentativë ndaj jetës dhe moslajmërimin e autoriteteve mbi masakrën që do të ndodhte. Edhe pse Salman është marrë në pyetje nga policia pas episodit tronditës të së dielës, ajo nuk është arrestuar. Senatori Angus King, anëtar i Komitetit të Inteligjencës që është informuar shkurtimisht mbi rezultatin e deritanishëm të hetimeve, i tha “CNN”-it se bashkëshortja e Omar Mateenit mund të ketë pasur deri diku dijeni mbi planet e tij. “Ajo është padyshim një person me interes në këtë ngjarje, e duket se po tregohet bashkëpunuese dhe mund të na ofrojë informacione shumë të vlefshme”, tha Angus King, senator.
Sipas “Fox News”, ka gjasa që Mateen t’i ketë telefonuar të shoqes nga brenda klubit, në kohën kur qëllonte mbi njerëzit aty. Gjashtë prej 53 personave të plagosur në masakrën më të madhe të këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara janë në gjendje kritike për jetën.
Të martën, mediet amerikane raportuan se Salman kishte shkuar bashkë me Mateenin për të blerë municione dhe e ka çuar me makinë në klubin “Pulse” në një rast tjetër përpara sulmit, sepse ai donte që ta vëzhgonte. Megjithatë, burime pranë saj pretendojnë se gruaja është përpjekur t’ia ndryshojë mendjen 29-vjeçarit, në mënyrë që të hiqte dorë nga planet e tij.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......