Presidenti Donald Trump pretendon se djali i tij, Barron Trump është shëruar nga koronavirusi për 15 minuta.

Këtë ai e ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me mbështetësit e tij në Martinsburg, Pensylvania gjatë pasdites të së hënës.

Trump u shpreh se djali 14-vjeçar ka një sistem imunitar të fortë.

"Pyeta mjekun çfarë ndodhi me Barron. Ai më tha se ka rezultuar pozitiv. Dhe afërsisht 15 minuta më pas unë e pyeta sërish dhe ai mu përgjigj se virusi ishte zhdukur" - tha Trump.

Daily Mail shkruan se Trump e ka përdorur këtë në formën e barsoletës dhe anekdotës duke dhënë mesazh për rihapjen e shkollave.