Donald Trump shpërthen në
Twitter: OKB-ja klub llafazanësh

Donald Trump shpërthen në<br />Twitter: OKB-ja klub llafazanësh
SHBA- Dukej sikur presidenti Donald Trump do t’i ndalte deklaratat e tij bombastike, por jo ai vijon të jetë i njëjti ndonëse në 20 janar vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

E këtë radhë pjesë e diskursit të tij është sërish paradhësi i tij Barack Obama dhe Kombet e Bashkuara.

Presidenti Obama është shprehur se nëse do të garonte në zgjedhjet presidenciale do të më mundte, por ju them që në mënyrë absolute nuk do të mudn të fitonte ndaj meje” u shpreh manjati në rrjetin social Twitter, pasi një ditë më parë ishte pikërisht Obama i cili në një intervistë për CNN rrefeu se nëse do të garonte për një mandat të tretë do të fitonte.

Në mesazhin e tij në Twitter, Trump shtoi se ishte pikërisht ai që solli shpresën jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën.

“Bota nuk kishte shpresë para fitores sime, tashmë tregjet financiare janë më të suksesshme dhe shpenzimet për Krishtlindje janë arritur” shkruan manjati.

Por vetëm 4 ditë pasi OKB votoi një rezolutë kundra kolonive izraelite, Donald Trump reagon ashpër.
Kombet e Bashkuara kanë shumë fuqi, por për momentin janë një klub ku njerëzit mblidhen për thashetheme dhe argëtohen. Është kaq e trishtë” shkruan presidenti ndërsa ndodhet me pushime. 

Me një deklaratë të tillë duket se manjati sfidon OKB jo vetëm sa i përket Lindjes së Mesme;“Sa i përket Kombeve të Bashkuara gjërat do të ndryshojnë pas 20 janarit” u shpreh Trump i cili brenda një muaji vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë. 

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023