Donald Trump sulmon ish-kreun e FBI James Comey: Duhet të shkojë në burg

Donald Trump sulmon ish-kreun e FBI James Comey: Duhet të shkojë në burg

Donald Trump dhe James Comey

Presidenti SHBA, Trump akuzoi në Twitter ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe deklaroi se duhet të burgoset për dëshminë e tij në Kongresin Amerikan. Donald Trump i bëri këto deklarata në vijim të sulmeve prej James Comey ku ai e përmendte si të akuzuar për lidhje me Rusinë dhe ndikim në zgjedhjet në SHBA.

Replikat e Donald Trump me Comey vijnë pas publikimit te librit “E vërteta, gënjeshtra dhe Lidershipi” të tij ku përmendet edhe presidenti i SHBA dhe ndikimi rus në zgjedhjet e 2016. Gjithashtu ai flet tek libri i tij edhe për ndikimin që pati hetimi mbi llogarinë e e-maileve të zonjës Clinton dhe besimin që do të fitonte nëse nuk do ishte nisur hetimi.

Comey përmendte gjithashtu se Trump mendonte se ai do ishte një besnik i tij në krye të FBI dhe do të mbronte atë kundër çdo sulmi. Në maj 2017, James Comey u shkarkua nga Trump pas skandalit, ndërsa tashmë me publikimin e librit ‘lufta’ është rihapur sërish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë