Nëse dikur Mitt Romney ishte kritiku më i ashpër i Donald Trump, sot mesa duket gjërat po ndryshojnë madje ai mund të jetë edhe sekretar shteti.
Tanimë takimet janë edhe publike pasi më së fundmi presidenti i sapozgjedhur Trump darkon me ish kritikun e tij e madje ky i fundit e konsideron darkën të mrekullueshme.
“Kalova një mbrëmje të mrekullueshme me presidentin e zgjedhur. Diskutuam edhe një tjetër herë mbi çështjet që shqetësojnë botën. Ai bëri diçka që unë nuk munda. Fitoi zgjedhjet dhe vazhdon të përcjellë mesazhin e gjithëpërfshirjes duke bashkuar njerëzit. Ata që ka zgjedhur në postet kyçe janë vërtet persona shumë të aftë”, tha Romney i cili ka qënë ish kandidat në zgjedhjet e 2012.
Kundërshtari më i fortë iTrump gjatë primareve presidenciale tashmë i bën elozhe presidentit “ Me të një e ardhme më e mirë” u shpreh Romney.
Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.Com)
/Shqiptarja.com