Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump i ka kërkuar Moskës të piratoje serverin email të rivales demokrate Hillary Clinton, që t’i gjej 30 mijë komunikimet elektronike nga adresa private që ka përdorur Clinton kur ajo ishte sekretare e shtetit.

“Do ishte interesante të shihnim. Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jeni në gjendje të gjeni 30 mijë emailat që janë askund”, ka deklaruar Trump para gazetarëvë.

Trump deklaroi se Moska “mbase” i ka emailet që Hillary Clinton i konsideronte private dhe që i ka fshirë nga serveri privat që ajo përdorte.

Trump akuzohet rregullisht nga demokratët se ka lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com