Donald Trump: Vladimir Putin mund të jetë përfshirë në vrasje! Moska mohon akuzat

Donald Trump: Vladimir Putin mund të jetë përfshirë në vrasje! Moska mohon akuzat

Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në një intervistë televizive se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane. Trump po ashtu ka thënë se nuk e di nëse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke planifikuar të dorëhiqet, mirëpo se ai e konsideron gjeneralin si “lloj të demokratit” dhe se ai mund të largohet.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë të realizuar paraprakisht për emisionin televiziv 60 Minuta në CBS, e cila është transmetuar më 14 tetor. Në mesin e çështjeve që ai ka përmendur janë edhe Koreja Veriore, përpjekjet e shpëtimit pas uraganit në ShBA, zhdukja e gazetarit saudit në Turqi, Jamal Khashoggi dhe ndryshimet klimatike.

Kur prezantuesja e CBS-së, Lesley Stahl, e ka pyetur Trumpin nëse pajtohet me njerëzit që pretendojnë se Putin ka qenë i përfshirë në vrasjet e kritikëve, ai është përgjigjur, “ndoshta po. Ndoshta”. Nuk është bërë e qartë se në cilat vrasje Trump ka dyshuar se ka qenë i përfshirë Putini, ndonëse shumë kritikë të liderit rus janë vrarë përmes helmimeve të dyshuara dhe të tjerë në kushte të mistershme.

Megjithatë, Moska ka mohuar ndonjë lidhje. I pyetur për ndërhyrjen ruse në sistemin politik në SHBA, Trump ka thënë se beson që Moska ka ndërhyrë, mirëpo se edhe “Kina ka ndërhyrë po ashtu”.

“Ju jeni duke shmangur plotësisht çështjen e Rusisë”, i ka thënë Stahl presidentit. “Nuk jam duke bërë asgjë” është përgjigjur Trump.

Komuniteti amerikan i Inteligjencës dhe Këshilltari Special amerikan, Robert Mueller, kanë gjetur se Rusia ka nisur fushatë për shpërndarje të propagandës në rrjetet sociale dhe ka hakuar dokumente të demokratëve në tentim të ndikimit të rezultatit zgjedhor në të mirë të Trumpit në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Moska në anën tjetër mohon çdo përfshirje.  /rel/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor