Donaldi heq dorë nga ‘Më lër të flas’?! Zhduk nga Instagrami Arbanën dhe një pjesë të produksionit! A është ky një reagim për humbjen e BBV?

Donaldi heq dorë nga ‘Më lër të flas’?! Zhduk nga Instagrami Arbanën dhe një pjesë të produksionit! A është ky një reagim për humbjen e BBV?

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj

A është mërzitur Donald kaq shumë që nuk fitoi edicioni e parë të “Big Brother Vip”?

Me përfundimin e reality show dhe fitore e Ilir Shaqirit, duket sikur gjërat midis Donald Veshajt dhe një pjesë të produksionit nuk janë mbyllur siç duhet.

Teksa nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në prapaskena, ditën e djeshme ai vendosi të heq Arbana Osmanin, Lorin dhe Sara Hoxhën nga lista e personave që ndjek në “Instagram”.

Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Ky veprim i tij është interpretuar si një “heqje dorë” nga emisioni, të cilin nuk dihet ende nëse do ta moderojë vetëm Romeo. Këto janë vetëm spekulime, pasi ende nuk ka dalë asnjë njoftim zyrtar.

Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 22/02/2022 15:41

    U mbyll me turp, Donaldi eshte fitues i pa diskutushem...

    Përgjigju
  • Qwert: 21/02/2022 21:26

    Iliri njeri ordiner njeri qe trajton gruan si kurv turp produksioni qe i dhan cmim nje te droguari si puna e ilirit Donaldi njeri me shum vlera..si gjithmon fitojn dobicat si formati i ilirit..

    Përgjigju
  • REXHI: 21/02/2022 08:54

    Te rregulloj njehere guzhinen ai pastaj te meret me bamiresi BARBONI. I tha mire Iliri kaq i vogel ne moshe dhe me kaq P.... te medhaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'