Mediat thonë se tragjedia që ndodhi në Shqipëri më 15 mars, u bë një mundësi biznesi për dy kompani çeke. Duke u përpjekur të shpëtojnë nga fabrikat e demontimit dhe duke shmangur ndonjë tjetër tragjedi, qeveri shqiptare bashkëpunojë me kompanitë çeke për demontimin e tyre. Kjo i solli shumë përfitime kompanive çeke si “Real Trade Praha” dhe “STV Group”.
Nga viti 2010 deri në vitin 2015 kompania “Real Trade Praha” ka blerë të paktën 10 milion municione të vjetra kineze, kjo sipas dokumenteve të Eksport-Import të municioneve ushtarake në Shqipëri. Dokumentet tregojnë gjithashtu se më shumë se 100 ton eksplozivë dhe municione të tjera janë blerë në Shqipëri për tu mbajtur nga Republika Çeke për ndonjë rast alarmi nga ndonjë destabilizimi të diplomatëve Amerikanë.
Blerja e municioneve nga Çekia ngre shumë pikëpyetje se ku kanë përfunduar, pasi ishin shumë municione të vjetra të prodhuara nga Kina shumë kohe më parë. NATO nuk i përdor, kështu që mendohet se municionet kanë përfunduar në luftën në Afrike dhe në Lindjen e Mesme, thonë mediat Çeke.
Sipas një kërkuesi francez për kërkimet dhe Informacionet për Paqe dhe Siguri Georges Berghezan, kompanitë çeke kanë përfituar nga blerja e municioneve Kineze në Shqipëri dhe i kanë rishitur ato duke rënë në duar të rebelëve Sirian dhe kurdëve Irakian. 
(Municionet që Shqipëria u ka shitur kompanive çeke)
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







