Doni të jetoni mirë? Ja vendi më
perfekt në botë, Algjeria e fundit

Doni të jetoni mirë? Ja vendi më<br />perfekt në botë, Algjeria e fundit
Gjermania është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Ky është përfundimi i një raporti i publikuar në Forumin Botëror të ekonomisë në Davos.
 
Në analizë janë marrë 60 vende të botës, ndërsa renditja bazohet në faktorë si qëndrueshmëria politike, ekonomia, ndikimi kulturor, hapja e një biznesi etj.
 
Në vend të dytë po sipas këtij raporti është Kanadaja. Në listën e 10 vendeve më të mira, janë shtete si: Britania e madhe, SHBA, Suedia, Australia, Japonia, Franca, Holanda dhe Danimarka.
 
"Globalizimi e ka bërë botën një vend konkurrues për biznesin dhe cilësinë e jetës", deklaroi  Mortimer Zuckerman, hartuesi i këtij raporti.
 
Sipas tij këto të dhëna janë një guidë për të drejtuar qytetarët, ata që merren me biznes, se cili është vendi më i mirë për të jetuar e ndërtuar një të ardhme. 
 
Algjeria është vendi i fundit në këtë listë, duke u renditur në vend të 60.

gjermani

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve