Doni të përshpejtoni rënien në peshë? Ja zgjidhja

Doni të përshpejtoni rënien në peshë? Ja zgjidhja

Mente dhe xhinxher

Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave. Duke pasur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht. Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.

Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:

-Shëndoshemi lehtësisht
-Pavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshë
-Tentojmë të mbledhim dhjam rreth belit
-Jemi njerëz të ftohtë
-Ndjehemi shpesh të lodhur
-Mezi zgjohemi në mëngjes
-Tretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndë
-Mund të kemi tendencën e kapsllëkut

Receta e xhinxherit dhe mentes

Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.

Përgatitja:

Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)