Janë të shumtë studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet jashtë vendit, sidomos në SHBA, aty ku janë edhe universitet më të mira në botë. Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për qytetarët shqiptarë që kanë interes të studiojnë në SHBA. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shkruan:
"Je një student i interesuar për të ndjekur një universitet apo kolegj në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni bashkëbisedimin e EducationUSA mbi Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara. Ekspertë të arsimit të lartë, studentë ndërkombëtare dhe Departamenti i Shtetit diskutuan se si funksionon procesi i pranimit në arsimin e lartë të Shteteve të Bashkuara". Mësoni mbi kriteret dhe se si do të vlerësohet aplikimi juaj:https://bit.ly/2MtLT6s, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikanë në Tiranë.