Pranga avokatit, 5 mijë € gjyqtarit që të lironte të burgosurin

TIRANË- Arrestohet nga policia avokati Sokol Gjini, pasi tentoi korruptimin e një gjyqtari të Gjykatës së Kurbinit me qëllim lirimin e klientit të tij nga burgu.

Avokati Gjini, mbronte interesan e të arrestuarit Eriger Bushi, i cili nga qelia, kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije për Report Tv, se skema korruptive u zbulua nga përgjimet e bisedave mes avokatit Gjini, të arrestuarit Eriger Bushi dhe babait të tij Llesh Bushi. Nga përgjimet u zbulua, se Bushi, i cili ende nuk ishte dënuar për akuzat e ngritura ndaj tij, kërkonte që gjykata t’I ndryshonte masën e sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë, dhe hetimet dhe gjykimi për të, të kryheshin në gjendje të lirë.

Nga burimet mësohet se gjyqtari që ka pasur çëhstjen nuk ka pranuar rryshfetin, por nuk jepen detaje për ruajtjen e integritetit të gjyqtarit. Janë pranga nga policia u vu edhe Llesh Bushi, i cili ishte personi I kontaktit mes djalit të tij në burg dhe avokatit, por ai u la në masën detyrim paraqite edhe për shkak të moshës së madhe.

Por të provuar këtë rast korrupsioni, Prokuroria ka siguruar veç përgjimeve, edhe pamje filmike që vërtetojnë akuzën e korrupsionit aktiv për avokatin Sokol Gjini. Eriger Bushi u arrestua në muajin qershor nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, të akuzuar për veprat penale "Armëmbajtje pa leje”, Kanosje" dhe " Plagosje e lehtë me dashje".

Eriger Bushi njihet si një person problematic dhe më herët ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjini ka qenë dënuar më parë edhe për për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë

Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij e 42-vjeçarit (SHIKO KËTU)

Njoftimi i plotë:

Info nga Prokuroria për Krime të Rënda:

Jane arrestuar shtetasit Sokol Gjini me detyre avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues ne Lac, per vepren penale "korrupsion aktiv i gjyqtarit" neni 319 k. penal. 

Per shtetasin Llesh Bushi eshte caktuar masa detyrim per t'u paraqitur ne policine gjyqesore. 


Te arrestuarit kane kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtareve per te mundesuar ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin Eriger Bushi.

vijon...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 25/12/2018 09:11

    Po pas disa ditesh cfare lajmi tjeter do jete mbi keta?e thjeshte:gjykohen ne gjendje te lire.Ku e dini ju se cfare do thote shtet o popull hajdut kafenesh dhe i korruptuar deri ne palce?kush pretendon se ne shqiperi do behet shtet eshte ose militant ose hajdut qe do te mbaje pasurine e vjedhur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)