Donin t’i tregonin policisë Google Translate, por u arrestuan pasi padashje treguan një video të një ferme kanabisi

Donin t’i tregonin policisë Google Translate, por u arrestuan pasi padashje treguan një video të një ferme kanabisi

Policia në Anglinë veriore kanë arritur të zbulojë një fermë për rritjen e kanabisit dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi një burrë u tregoi atyre aksidentalisht një video në telefonin e tij.

Dy burra, të moshës 38 dhe 22 vjeç, janë arrestuar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, e cila mbart një dënim maksimal me burg prej 14 vjetësh.

Policia e Northumbria tha të hënën se oficerët kishin ndaluar një makinë afër Houghton-le-Spring me dy të dyshuarit brenda, njëri prej të cilëve nuk fliste anglisht  dhe për këtë arsye ai u detyrua të hapte Google Translate në telefonin e tij.

"Për fatin e keq të tij,  në ekranin e tij u shfaq një fermë kanabisi," deklaroi policia, duke shtuar se më vonë ata zbuluan një fermë e cila kishte të paktën 600 bimë bimë kanabisi, në një banesë tre katëshe.

Të dy burrat, që nga ajo kohë janë lënë të lirë me kusht për policinë, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Fermat e kanabisit si këto mund të përdoren për të financuar kriminalitet më serioz në të gjithë rajonin dhe paraqesin rrezik zjarri, për shkak të energjisë që përdorin për tu rritur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite