TIRANË - Pas përfundimit të takimeve me drejtues të qeverisë shqiptare, të cilat i ka cilësuar "të frytshme dhe pozitive", ministri irlandez për Çështjet Europiane, Paschal Donohoe, ka folur lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të integrimit europian. Në një takim të organizuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, Donohoe ka garantuar mbështetjen që Irlanda i jep vendit tonë në procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa ka sjellë si shembull rrugën që Irlanda ka ndjekur në procesin e saj të anëtarësimit dhe përvojën e saj me përfitimet që ka patur.
"Dua të prek tre çështje kryesore: Edhe sa i takon politikave të zgjerimit europian, do të theksoj progresin e Shqipërisë sa i përket kësaj specifike dhe dua të artikuloj mbështetjen e qeverisë irlandeze për këtë proces. Gjatë presidencës irlandeze të BE vitin e kaluar ne pamë zgjerimin më të madh të Bashkimit Europian. Arsyeja që Irlanda ka këtë mbështetje për zgjerimin e BE vjen pasi ne besojme se mundësitë dhe përfitimet që Irlanda ka marrë nëpërmjet hyrjes në BE janë të mëdha", u shpreh ministri irlandez.
Ministri irlandez për Çështjet Europiane, Paschal Donohoe, është ndalur tek progresi i bërë nga Shqipëria në kuadër të luftës nga korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe sa i takon realizimit të reformave. Duke rikonfimruar edhe njëherë mbështetjen e Irlandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Donohoe vuri theksin në vijimin e përpjekjeve konkrete për plotësimin e standardeve.
“Çdo ditë shohim përpjekje kostante për të shpërndarë këto vlera. Nëpërmjet zgjerimit të BE ka përfitime për të gjithë, ndaj besoj te racionalja për zgjerimin dhe thellimin e BE, dhe kjo është arsyeja pse Irlanda mbështet këtë proces. Anëtarësimi ne në Irlandë na ka ndihmuar për të pasur një ekonomi më të mirë. Kjo është e qartë edhe në progresin që Shqiperia po bën në kuadër të BE.
Ka ndryshime nga koha kur Shqipëria kandidoi në vitin 2009, janë bërë hapa përpara. Duhet të vlerësohet edhe ndikimi që ka pasur ndyrshimi i ndodhur. Edhe BE është zhvilluar në vetvete. Kjo përfshin edhe përgjigjen ndaj krizës ekonomike. Këto ndryshime përfaqësojnë një sërë zhvillimesh.
Integrimi europian është thelluar, natyra e BE ka ndryshuar, dhe këto elementë kanë ndyshuar edhe mënyrën e procesit të hyrjes në BE. Kjo na çon në statusin ku jemi tani lidhur me Shqipërinë.
Në 13 dhjetor të vitit të kaluar Irlanda firmosi një letër së bashku me disa vende të tjera europiane, ku citohej mbështetja pozitive për t’i dhënë statusin kandidat Shqipërisë. U përmendën disa elementë pozitivë, si: hapat në luftën ndaj korrupsopnit dhe krimit, miratimi ireformave kyçe në gjyqësor, konsesusi partiak për këto reforma. Garantoj mbështetjen e Irlandës në kuadër të integrimit të Shqipërisë. Theksoj qartë se duke njohur vështirësitë që vendi juaj ka hasur në të kaluarën, si dhe përpjekjet për të ruajtur trshëgiminë tuaj kulturore pavarësisht ndyrshimeve që ndodhnin përreth jush. Mirëpresim që kriteret të plotësohen, por çdo hap ka vlerat e tij, për të cilët meritoni të shpërbleheni. Çdo hap që merret nga vendi juaj, Irlanda do e mbështesë. Besoj se 2014 do jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE, presim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në qershor, dhe kjo do bëhet edhe në sajë të plotësimit të kushteve nga qeveria”, tha Donohoe.
Ndërkaq, në fjalën e tij ministri irlandez për Çështjet Europiane, bëri thirrje për dialog politik në vend në kuadër të integrimit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes edhe të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë.
“Shqipëria vazhdon të tregojë një progres inkurajues, edhe në plotësimin e kushteve.
Përpjekjet e qeverisë së kaluar kanë kontribuar në arritjen e standardeve të përcaktuara nga BE, kjo e ka futur vendin në linjë. Bej thirrje të punoni së bashku për të vazhduar progresin, dhe të punoni për marrjen e statusit. Procesi i dialogut të nivelit të lartë është i rëndësishëm për të monitoruar këtë proces, dhe për të ecur përpara. Kërkohet edhe mbështetja dhe përfshirja e shoqërisë civile. Kontributi juaj do jetë kyç për të arritur objektivin e integrimit.
Pa forcuar sistemet e gjyqësorit, pa reduktuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe pa siguruar politikat kundër diskriminimit do të ketë vështirësi. Nevojitet realizimi i reformave. Besoj se kjo do jetë e rëndësishme në rrugën drejt integrimit. Duhet të ketë bashkëpunim politik. Pa mbështetjen e partive të ndryshme, antërarësimi është i vështirë. Po kështu edhe organizatat e ndryshme joqeveritare të vendit luajnë një rol të rëndësishëm”, theksoi Donohoe.
Duke përmendur përfitimet që Irlanda ka marrë nga anëtarësimi në BE, Donohoe ritheksoi rëndësinë e realizimit të reformave në Shqipëri për të ecur në rrugën drejt integrimit, për të cilën qeveria irlandeze konfimon mbështetjen e saj.
Redaksia Online
(e.s./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com