Donte borxhin e të birit
qëllon të atin më kallashnikov

Donte borxhin e të birit<br />qëllon të atin më kallashnikov
VLORË – Një 55 vjeçar është qëlluar sot në qytetin e Vlorës, pasi i biri i detyrohej një shumë parash dikujt tjetër. Për shkak të vonesës në pagimin e borxhit nga i biri, një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov, Zaho Danin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë, një person me motorr, ndërsa po ecte në këtë zonë ka nxjerrë në mënyrë të beftë automatikun kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti, i cili ishte parkuar në anë të rrugës. I plagosuri Dani ka marrë dy plumba në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas policisë autori nuk kishte si qëllim ta ekzekutonte viktimën, por vetëm ta trembte 55-vjeçarin, në mënyrë që ai të shpejtonte kthimin e borxhit të të birit. Blutë e Vlorës po punojnë për kapjen e tij.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan