Donte që nipi të fitonte leje-qëndrimin në Itali, e moshuara shqiptare shkon me të miturin dhe tenton ta braktisë

Donte që nipi të fitonte leje-qëndrimin në Itali, e moshuara shqiptare shkon me të miturin dhe tenton ta braktisë

Foto ilustruese

ITALI- Një e moshuar shqiptare kishte shkuar nga Shqipëria drejt Italisë me një qëllim që të braktiste nipin e saj të mitur në Itali dhe më pas të kthehej në atdhe. Mirëpo, ajo u identifikua dhe u ndalua nga policia kufitare italiane bashkë me djalin e mitur, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se e moshuara shqiptare kishte vendosur të shoqëronte nipin e saj në Itali, me qëllimin e mundshëm për ta braktisur dhe që ai të përfitonte qëndrimin në vend, ku në kuadër të politikave të pritjes, ku të gjithë të miturit e pashoqëruar kanë mundësinë e hyrjes në Itali, ofrimin e shërbimeve të financuara nga Fondi Kombëtar për politikat dhe shërbimet e azilit.

I njëjti ligj parashikon gjithashtu që, me mbushjen e moshës madhore, të rriturit e rinj që kërkojnë azil qëndrojnë në qendrat dytësore të pritjes të bashkive deri në përcaktimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.

Në nëntor 2022, në Itali ishin rreth 20 mijë të mitur të pashoqëruar të nën kujdesin e sistemit të pritjes, sipas të dhënave nga Ministria e Politikave Sociale italiane. Një numër i konsiderueshëm i tyre (rreth 25%) vijnë nga Ukraina, pasuar, në renditjen e vendeve të origjinës, nga Egjipti, Tunizia dhe Shqipëria.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja