Dopieta e Kekos, Korabi shuan ëndrrën e Flamurtarit për Superligën! Ndeshja mbyllet me shumë tension, 4 të kuq dhe shishe arbitrit (VIDEO)

Dopieta e Kekos, Korabi shuan ëndrrën e Flamurtarit për Superligën! Ndeshja mbyllet me shumë tension, 4 të kuq dhe shishe arbitrit (VIDEO)

Goli i fitores nga Keko

Korabi ka bërë surprizën e madhe duke mposhtur 1-2 Flamurtarin në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.

Ndeshja e zhvilluar në Arenën e Demave në kryeqytet u zhbllokua fillimisht nga dibranët, ndërsa në pjesën e dytë vlonjatët arritën të barazonin përkohësisht. Gjithsesi në minutën e 9 shtesë te kohës së rregullt, kur të gjithe mendonin se ndeshja do i drejtohej shtesës sërish Albens Keko bëri heroin me kokë për Korabin, duke shtangur Flamurtarin.

Ky gol solli festë te papërmbajtur te dibranët, që solli një irritim te pamasë të futbollistët vlonjat. Për rrjedhojë në fushë pati përpladje të ashpra mes dy stafeve, gjë që bëri arbitrin Xhaja të nxirrte katër herë kartonin e kuq, 3 prej të cilëve për Flamurtarin. Dy nga këto kartonë të kuq për vlonjatët ishin për futbollistët në fushe, duke e lënë ekipin me 9 lojtarë.

Gjithsesi më pas nuk pati më kohë dhe vërshëllima e trefishtë kaloi Korabin më tej, ndërsa Flamurtari edhe sezonin e ardhshëm do jetë në Kategorinë e Parë. Mirëpo me mbarimin e lojës pati shishe në drejtim të arbitrit Juxhin Xhaja, i cili doli nga fusha i shoqëruar nga forca të shumta security.

Sakaq të hënën Korabi do mësojë ekipin e vendit të tetë të Superligës me të cilin do luajë ndeshjen play off për ngjitjen në Superligë. Aktualisht ky pozicion mbahet nga Erzeni, që ndeshjen e fundit e luan kundër Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
VIDEO/ Tensione në fushë pas sfidës Flamurtari-Korabi, tifozët vlonjatë gjuajnë me shishe arbitrin

Sfida Flamurtari-Korabi u mbyll me tensione. Tifozët vlonjatë që ishin në tribunë nuk u kënaqën me humbjen dhe gjuajtën arbitrin Juxhin Xhaja me shishe kur po futej në tunel.

Xhaja u bë protagonist pas një sherri që u bë nga të dyja skuadrat, duke ndëshkuar katër lojtarë me kartonë të kuq.

B.V/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri