Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza disa muaj pas skandalit të dopingut që përfshiu tre sportistët kuqezi kampion dhe nën kampion bote ka dalë para mediave duke njoftuar përgjegjësit e parë.
Gjoza ka deklaruar se përpos sekretarit të përgjithshëm, Muharrem Berisha janë larguar edhe dy anëtarë të Komitetit Drejtues së FSHP pas analizës, Pulaku dhe Masllavica. Largimet sipas Gjozës janë bërë, pasi anëtarët e Komitetit dhe sekretari kanë njohur përgjegjësinë për faktin që propozuan stërvitjen e sportistëve në Greqi. Ndërsa nga ana e tij, Gjoza shprehet se nuk ka përgjegjësi, pasi ka firmosur vetëm atë që i është paraqitur.
Në vazhdim Gjoza mohoi faktin që kanë dalë analizat e testit B për dy sportistët Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku dhe se nëse përgjigja do të jetë pozitive nuk do të ndalen, por do të dëgjojnë edhe panelin e mjekëve dhe drejtuesve të Federatës Botërore, ndërsa shtoi se do të padisin edhe Federatën Botërore, pasi përgjigjet e testit A për sportistët dolën pas 28 ditësh nga dita që u shpallën kampion, 7 ditë pas afatit në shkelje të ligjeve.
Në fund të fjalës së tij, Gjoza teksa shprehu bindjen se çfarë do që të ndodhë Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk pezullohet, shtoi se edhe Luan Shabani ka pjesën e tij të përgjegjësisë për substancat e ndaluara që u gjetën në trupin e sportistëve.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
60%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
14 Tetor, 08:01
-
Tajvan, Kina rrethon ishullin me avione dhe anije! Pekini: Paralajmërim i ashpër për Forcat e Pavarësisë! SHBA: Jemi të shqetësuar
14 Tetor, 07:54
-
Balla takim me shqiptarët në Romë: Diaspora, faktor kyç, senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes së pensioneve! I nxit të votojnë online
14 Tetor, 07:43
-
Debate rreth projektligjit “për shkencën dhe kërkimin shkencor! Konferenca e Rektorëve kundër: Cënon autonominë dhe lirinë akademike
14 Tetor, 07:35
-
Sot 10 vjet nga procesi i Berlinit, Scholz mbledh liderët e Ballkanit Perëndimore! E pranishme dhe Presidentja e KE-së! Ja axhenda
14 Tetor, 07:25
-
Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
14 Tetor, 07:08
-
Shmagni diskutimet e panevojshme në familje...çfarë kanë rezervuar sot yjet për ju
14 Tetor, 07:00
-
SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni
13 Tetor, 23:07
-
Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza
13 Tetor, 22:56
-
Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!
13 Tetor, 22:32
-
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
13 Tetor, 22:21
-
Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'
13 Tetor, 21:56