Sarkozi: "Populli francez zgjodhi. ...”
Berisha: “Unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem plotësisht verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje”.
Sarkozi: “Unë mbaj gjithë përgjegjësinë e këtij dështimi: luftova duke u mbështetur mbi vlerën e përgjegjësisë dhe nuk jam nga ata që s'i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Unë isha kryetari, dhe kur ka një dështim, Numri 1 është ai që e mban përgjegjësinë.
Asgjë nga ato që kam thënë s'ka qenë e rreme, do t'ju them diçka nga thellësia e zemrës: nëse mbron vlera të vërteta, e vetmja mënyrë për të qenë i besueshëm është që t'i vesh ato në zbatim.
Ndërsa përgatitem të kthehem si një francez mes francezëve, më shumë se kurrë do të kem dashurinë për vendin tim në zemrën time. ..."
Berisha: “Unë jam përpjekur me më të mirën për fitoren tonë, por kjo nuk ndodhi. Për këtë humbje përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, mbi Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, kam vendosur që të jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet e mia në Partinë Demokratike, të jem një si ju dhe të punoj me përkushtim si opozitë për të shndërruar programin tonë në program fitoreje.
Ky nuk është një fjalim lamtumire. I tillë nuk është. Nga unë PD dhe mbështetësit e saj nuk do dëgjojnë një fjalim lamtumire, sepse unë nuk do ta lexoja urrë. Jemi të mërzitur”.
/Shqiptarja.com