DORËHEQJA E NANOS
 
“Në përputhje me analizën e mësipërme, kam vendosur që t'i qëndroj besnik moralit e filozofisë sime politike të marr përgjegjësitë që më takojnë për situatën e krijuar dhe të largohem nga drejtimi i PS. Në vazhdim të procesit politik, të analizës e ristrukturimit të PSSH e opozitës së majtë, dorëheqja ime nga drejtimi i PS vihet dhe në funksion të një analize e reformimi të shëndetshëm dhe të patuteluar nga askush.

Meqënëse ky proces s’do drejtohet nga unë, i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS, si autoriteti i dytë i zgjedhur nga Kongresi e drejtues i KPD, të udhëheqë e administrojë veprimtarinë e forumeve e strukturave të PS deri në Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor”.
 
DORËHEQJA E BERISHËS

“Ne i humbëm këto zgjedhje e besomëni mua, se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua, Sali Berishën. Kështu që, duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e PD, të jem thjeshtë njëri prej jush, anëtar i PD e deputet i saj, të punojë me përkushtim të madh së bashku me ju e lidershipin e ri, për të mbrojtur dhe promovuar si opozitë, vlerat dhe parimet themelore të programit tonë, për ta shndërruar atë përsëri në një program të shumicës së shqiptarëve.

Ndaj dhe ju lutem të mos gaboni të merrni apo të konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire. Në përputhje me Statutin e PD do qëndroj në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e PD, të lidershipit të ri, që do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim në udhëheqjen e tij drejt fitores së betejës me të afërt që na pret. Përpara!”.