Dorëheqja e Didit, Berisha: Larje hesapesh 
mes kockave mafioze të pushtetit të krimit

Dorëheqja e Didit, Berisha: Larje hesapesh <br />mes kockave mafioze të pushtetit të krimit
TIRANE - Dorëheqjen e sotme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi e ka komentuar në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’ edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. 

Ai e ka quajtur dorëheqjen e Didit larje hesapesh midis kockave mafioze të pushtetit të krimit, duke marrë parasysh faktin që sipas tij, Didi së bashku me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ishin në dijeni për kërkesën belge për Mark Frrokun që në fillim. Sipas Berishës, ishte Ministri Tahiri ai që kishte urdhëruar që kërkesa e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit Frrokut të mbahej e fshehtë dhe të mos kthehej asnjë përgjigje.

Ja statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook

Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit!!
Te dashur miq, sot keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit.
Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje.
Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!! sb

 
 
Ndërkohë, po për këtë çështje ish-kryeminstri Berisha pak orë më vonë, ka zgjedhur përsëri faqen e tij në facebook për të bërë të tjera komente.
Ja statusi i dytë i Berishës në Facebook
 
Dhimbjen per flakjen e cubit Didi do ta kthejme ne force kunder opozites, deklaron Rama me gojen e Sajmir Shullazit!
Te dashur miq, dhimbjen per flakjen e cubit, vrasesit Didi, do ta kthejme ne force deklaron Edi Rama me gojen Sajmir Shullazit dhe me gjuhen e Shullazeve sulmon opoziten pasi kane fshehur per muaj te tere kerkesen e pales belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje dhe lirimin e narkotrafikantit Planaj, me urdher te Rames, nga Policia, pasi e kishte bllokuar ate ne makinen e Mark Frrokut, kjo sipas dokumentave te vet Policise.
Duke u betuar nga halli per koken e Didit qe ka denoncuar tek partneret lidhjet e Tahirit dhe Rames me krimin me Sereset, Shullazet, Shytet dhe nje seri sulmesh te shpelara, Sajmir Shullazi sulmoi dhe kercenoi opoziten! Mark Frroku, vrasesi i mire i Partise, u mbrojt apo u mor peng nga Rama - Meta per te ndryshuar deshmine e tij te porositjes nga Meta te vrasjes se dy deputeteve!!
Qytetare, Edi Rama, Ilir Meta, Sajmir Shullazi para shqiptareve dhe mbare Europes kane sot fytyren e vrasesit te tyre Mark Frroku. Sot me shume se kurre Shqiperia ka nevoje per guximin, trimerine, pergjegjesine tuaj per te shembur me nje revolucion demokratik murin e krimit te pushtetareve te "aleances se qelbesirave"!! sb

Redalsia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve