Dorëheqja e Didit për kërkesën e
Interpolit, Spaho: Të largohet Tahiri!

Dorëheqja e Didit për kërkesën e<br />Interpolit, Spaho: Të largohet Tahiri!
Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas fakteve të fundit të dala për çështjen “Frroku” dhe pas dorëheqjes së Drejetorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Nën kryetari i demokratëve, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat tha se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni ministri i Brendshëm dhe kryeministri. Sipas tij ata e kanë përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës.


Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Edmond Spaho

Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku.

Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.

Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin.

Ky skandal i padëgjuar më parë ka dëmtuar Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë. Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedent. I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve