Dorëheqja e Dules, Idrizi: Tregoi
urrejtjen gjakësore ndaj çamëve
TIRANË - Nënkryetari i ri Parlamentit, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas lajmit se Vangjel Dule ka dhënë dorëheqjen nga i njëjti rol në Kuvend, pas zgjedhjes së kreut të PDIU si në nënkryetar i Parlamentit.
Nënkryetari i ri Parlamentit, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas lajmit se Vangjel Dule ka dhënë dorëheqjen nga i njëjti rol në Kuvend, pas zgjedhjes së kreut të PDIU si në nënkryetar i Parlamentit.
Sipas Idrizit me anë të kësaj dorëheqje, Dule ka treguar se urrejtjen gjakësore ndaj Shqiptarëve të Çamërisë.
Më tej Kreu i PDIU, Idrizi shprehet se me anë të këtij veprimi Dule tregoi se nuk përfaqëson minoritetin në Shqipëri, por përfaqëson idealet e Agimit të Artë, të cilat nuk mund të pranohen.
Reagimi i Shpëtim Idrizit pas dorëheqjes së Vangjel DulesSapo mesova mbi dorheqjen qe Vangjel Dule paska dhene, sapo ka mesuar emerimin tim ne kete post.
Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes.
Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot...
Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithe atyre qe nuk i perkasin frymes me shoviniste te nacionalizmit te huaj, vecanerisht i erresuar nga urrejtja ndaj popullsise came, na kujton dhe njehere te gjitheve qe duhet te punojme per ti dhene historise ate cka meriton. Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves
Ajo cka vertetoi edhe njehere Vangjel Dule eshte se ai nuk perfaqeson as vellezerit tane minoritare e as mentalitetin e shendetshem te nje pjese te shoqerise greke. Ai perfaqeson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurre ne Shqiperi! Kete pergjigje do t'ja japi cdo qytetar i ketij vendi, shqiptaret e Camerise, shqiptaret e cdo treve tjeter, akoma edhe me shume minoriteti grek ne Shqiperi, qe nuk ka asnje lidhje me mentalitetin perjashtues e urryes te ketij individi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë
5 Tetor, 13:05
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52