Dorëheqja e Halimit,psikologia
refuzon mandatin,arsyeja e fortë

Dorëheqja e Halimit,psikologia<br />refuzon mandatin,arsyeja e fortë<br>
Largimi i Eduard Halimit nga deputet i Partisë Demokratike do t’i lironte karrigen në Kuvend psikologia Juvina Qevanit, e cila ishte kandidatja e parë femër në listën e PD në Qarkun e Beratit.

E kontaktuar nga Report Tv, Qevani ka deklaruar se nuk do ta pranojë mandatin e deputetes dhe se këtë vendim ia ka komunikuar dhe kreut të PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me këtë të fundit në Tiranë. Ajo ka sqaruar për Report Tv vendimin e saj për të refuzuar mandatin, duke thënë se shkak është djali i saj, i cili vuan nga një sëmundje.

“Nuk do ta pranoj mandatin e deputetes. Vendimin tim ja komunikova Bashës. Shkak sëmundja e tim biri, do të ik jashtë shtetit. S’dua të komentoj për pasardhësin tim. Isha në takim me Bashën në Tiranë", tha Qevani.

Ndërkohë, Eduard Halimi u zgjodh deputetet për herë të parë në vitin 2009. Postin më të lartë që ka mbajtur është ministër i Drejtësisë, nga 2011 deri më 2013. Në qershorin e 2017 është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit. Sipas listës shumë emërore, mandati i kalon ish-deputetit Astrit Veliaj.

Por PD është gjobitur edhe në Qarkun e Beratit për shkak se nuk ka respektuar kuotën gjinore, çka do të thotë që Halimi do të zëvendësohet nga kandidatja e parë femër në listën shumëemërore. Bazuar tek lista shumëemërore të PD në qarkun Berat është Juvina Qevani, e renditur e 6-ta, që do të zërë vendin e Halimit në Parlamenti.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë