Dorëheqja e mjekëve, Basha:
Tregues i rrënimit të shëndetësisë

Dorëheqja e mjekëve, Basha:<br />Tregues i rrënimit të shëndetësisë<br>
Për kryetarin e PD, Lulzim Basha, dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT është një akt i paprecedentë, që pason sipas tij eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve e që tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.

“Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit të eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas””, ka deklaruar Basha.

Në emër të misionit të tyre human, Basha u ka kërkuar mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre e të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta.

Nga ana tjetër “i bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të Urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”, ka thënë kreu i opozitës.

Sipas Bashës, “mjafton që Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”. ​

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital