TIRANË - Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim , kryeministri Edi Rama ka pritur vetëm pak minuta më vonë ministrin e Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri, ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni si edhe ministrin e ri të drejtësisë Ylli Manjanin.

Ky i fundit ishte më herët në një takim në kryesinë e Kuvendit me kreun e LSI-së Ilir Meta, ndërsa pas vizitës së Manjanit, në zyrën e Metës shkoi edhe ministri i dorëhequr i Drejtësisë Nasip Naço.
 
Këto takime vijnë një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë. 

nasip naco

nasip naco

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)