TIRANË - Një muaj më parë, më 6 tetor ministri i Drejtësisë Nasip Naço duket se e ka paralajmëruar vetë dorëheqjen e tij. Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama shprehu në atë kohë të njëjtin qëndrim si kryetari i tij Meta se ka ardhur koha e impulseve të reja në qeveri. Madje ai tha se për këto "impulse" kishte nevojë dhe vetë ai.
"Unë kam nevoje për impulse dhe ju keni nevoje per impulse", - iu pergjigj Naco gazetarëve të cilët e pyetën edhe më tej nëse është e vërtetë që Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, mund të vinte në dikasterin që Naço drejtoi.
Gazetarja: A është e vërtetë që zoti Tahiri do të vijë në diskasterin që ju drejtoni?
"Impulset mund te jene malore, fushore", u përgjigj Naço në atë kohë.
Por, përpos qëndrimit politik për rifreskim të kabinetit, ministri Naço deklaroi se ndryshimet do të vendosen nga një njeri.
Gazetarja: Zoti Naço i mbështesni për ndryshime në qeveri?
Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit, ai e vlerëson punën e të gjithë ministrave dhe të ecurisë së qeverisë
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO