Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta
flet për kreun e ri: S’ka urgjencë

Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta<br />flet për kreun e ri: S’ka urgjencë<br>
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.

Për kreun e shtetit, dorëheqja ka qenë e papritur, ndërsa për dekretimin e emrit të ri të propozuar nga Rama, Meta u shpreh se nuk ka ngut duke paralajmëruar se do të marrë kohë për vlerësimin.

Dorëheqja nga SHISH e Ajazit për mua ishte e papritur. Një javë më parë e garantova për vazhdimësinë. E garantova gjithashtu Ajazin se ka mbështetjen time. Por, nuk mbaj dot njeri pa dëshirë në funksione. Përsa i përket dekretit për kreun e ri të SHISH, nuk ka ngut” deklaroi ai në emisionin Fakt.

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen dje. Ndërsa në vend të tij propozohet Helidon Bendo, i cili ka mbajtur detyrën e zëvendës drejtorit të SHISH që nga prilli i vitit 2016.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!