TIRANE - Pjesë e dorëheqjes nga posti i zgjedhur do të jetë edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës, Niko Peleshi, i cili sipas ligjit për pushtetin vendor është i detyruar të japë dorëheqje pas emërimit si zvendëskryeministër i vendit. Kodi Zgjedhor përcakton në të njëjtën kohë se në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)