Dorëheqjet në QSUT,Malaj:Rama
të zgjidhi situatën,por jo me batuta

Dorëheqjet në QSUT,Malaj:Rama<br />të zgjidhi situatën,por jo me batuta<br>
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar pas vendimt së mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për dorëheqje. Në një komunikatë nga selia e LSI-së, Malaj u shpreh se mjekët janë dorëzuar për shkak të mungesës së kushteve, ndërsa theksoi se përgjegjës për këtë situatë është Kryeministri, pas, sipas saj, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.

“Kushtet që punojnë mjekët janë të pamotivuara. Ndaj u janë drejtuar me letra kryeministrit dhe presidentit. Kërkesa e tyre për kushte skandaloze, për mungesa kushtesh dhe vendesh, që janë të drejta dhe shumë njerëzore. Ata mbështeten në kodin e punës.

Sot më shumë se kurrë në emër të LSI jemi në mbështetje të plotë për ta parë qartë problemin e mjekësisë si një fjalë e pambajtur e kryeministrit. Ai vazhdon të mendojë se shëndeti i njerëzve bëhet me mashtrime”
, tha Malaj.

Më tej deputetja e LSI-së i bëri thirrje kryeministrit që të zgjidhë sa më shpejt situatën, duke theksuar se kjo situatë nuk zgjidhet me bayuta e bejte, dhe nëse nuk e bën dot, sipas Malaj, Rama duhet të japë dorëheqjen.

“I nderuar zoti Kryeministër dhe ministre, ju bëjmë thirrje në emër të LSI dhe qytetarëve, ta zgjidhni sa më parë këtë çështje kardinalë. Pasi do të jetë shumë vonë për ne. Nëse nuk bëni dot punën, jepni dorëheqje dhe as me selfie e bejte e as me batuta. Kini vëmendje dhe kur një mjek flet, atëherë situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, u shpreh Malaj.

Fjala e plotë e Nora Malajt:

Mashtrimi më i madh, që iu ka bërë Kryeministri ndonjëherë shqiptarëve, ishte shëndetësia falas, që u premtua me zhurmë të madhe. Buxheti për vitin 2018 kaloi dhe shëndetësia, jo vetëm që nuk është falas, por ajo është në ditën e saj më të keqe.

Sot përballemi me një situatë të tillë, ku një pjesë e mjekëve të QSUT-së kërkojnë të rishikohet pozicioni i tyre pasi kushtet ku ata punojnë janë të pamenaxhueshme. Për këtë arsye ata i janë drejtuar edhe njw letër Kryeministrit, Presidentit të Republikës dhe Ministres së Shëndetësisë.

Kërkesat e tyre për kushtet skandaloze, për mbingarkesën e të sëmurëve, për mungesë vendesh në pavijone dhe për shërbime të tjera, të cilat nuk realizohen, janë të drejta, shumë njerëzore dhe mbështeten në Kodin e Punës.

Sot më shumë se kurrë, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kontratën që kemi bërë me qytetarët, jemi në mbështetje të plotë të mjekëve, për ta parë qartë problemin e shëndetësisë, si një fjalë të pa mbajtur nga Kryeministri, i cili vazhdon të propagandojë dhe kujton se shëndeti i njerëzve kurohet me mashtrime dhe zbukurime.

Po i kujtoj se në Programin e Qeverisë për vitet 2013-2017, u deklarua se do të kishte reformë radikale. Fjalë për fjalë, në program thuhej: “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor, për të gjithë shqiptarët rezidentë, ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përditshëm”.

Po tani?! Pas lajmit të parë të kombshëm, që ishte përmbytja, të cilën na e dha natyra, sot jemi përballë lajmit të dytë të kobshëm, të letrës paralajmëruese, ku të gjithë mjekët, ata që profesionin e tyre e kanë mision, tashme janë përpara një rruge pa zgjidhje, janë dorëzuar, pasi nuk ka më kushte, nuk realizojnë dot standardin dhe cilësinë, për t’ua bërë jetën më të lehtë të sëmurëve dhe për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve shqiptarë, që e meritojnë si qytetarë evropianë.

Nuk kanë pagese të motivuar për të realizuar misionin e tyre dhe betimin e Hipokratit, për t’i shërbyer çdo qytetari, çdo burri, çdo gruaje me devocion.

Tashmë ata të gjithë i ka kapur amoku për të shkuar drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera, pasi atje profesioni i tyre është i paguar dhe iu krijohet mundësia për të ushtruar punën e tyre me profesionalizëm, dinjitet dhe humanizëm.

Ky është lajmi që morëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, i cili na sjell edhe një herë në vëmendje tablonë e Shqipërisë sonë, me një pjesë të saj të përmbytur, me një pjesë të bllokuar nga bora, me qytetarë që herë kanë drita e herë kanë ujë të ndotur si rezultat i përmbytjeve dhe një Shqipëri që është në prag të një situate emergjente, por që Kryeministri nuk do ta besojë dhe thotë “Vjosa u qetësua”. Me një situatë ku Kryeministri nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe me një situatë ku armata e bluzave të bardha, vendosin të bojkotojnë frontin më të rëndësishëm të jetës, atë që lufton me vdekjen. Kjo, jo se janë të paaftë, jo se nuk e duan Shqipërinë, por sepse e shohin që misioni i tyre në këto kushte, është mision i pamundur.

Z. Kryeministër, znj. ministre, ju bëj thirrje, në emër jo vetëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në emër të qindra qytetarëve, familjarëve, që sot janë pranë të afërmve të tyre të sëmurë, të zgjidhni sa më parë këtë çështje kardinale, pasi do të jetë shumë vonë.

Kur tabloja e spitaleve dhe mjekëve që shërbejnë në Tiranë është e tillë, duhet të pranosh se tabloja e shëndetësisë në qytete të tjera të Shqipërisë, të kujtojnë Poemën e Mjerimit. Jemi në vitin 2017 dhe është trumbetuar “Shëndetësia Falas”.

Nëse nuk e bëni dot atë që keni premtuar, minimalisht jepni dorëheqjen, se kështu historia nuk do t’ju gjykojë. Në të kundërt zgjidheni sa më parë, por kësaj radhe jo me batuta, as me foto, as me selfie e bejte, por me dialog, me buxhet dhe me mekanizmat e duhur për të ndihmuar klasën e mjekëve, si heronj të misionit të triumfit të jetës mbi vdekjen.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital