Dorëheqjet në QSUT,Spahia:
Punojnë në kushte skandaloze

Dorëheqjet në QSUT,Spahia:<br />Punojnë në kushte skandaloze<br>
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, njëkohësisht anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, ka reaguar pas peticionit të doktorëve të QSUT-së për dorëheqjen e tyre. Spahia e konsideroi dorëheqjen e tyre si “tronditëse”,  ndërsa u shpreh se ky është një reagim i mjekëve pas kushteve “skandaloze” me të cilat ata janë të detyruar të punojnë çdo ditë.

"Ka mungesa të theksuara në të gjitha aspekte, një sistem shëndetësorë në amulli të plotë, në kaos total, me mungesa në të gjitha aspektet. Kushte të tmerrshme me të cilat janë të detyruar të punojnë punonjësit e sistemit shëndetësorë.

Dorëheqja e mjekëve është tronditëse. Kjo tregon dështimin e sistemit shëndetësorë nën udhëheqjen e qeverisë në fjalë. Nuk ka qenë kurrë i rrënuar si sot. Ka një vendosmëri të mjekëve të QSUT-së për ta ngritur zërin tashmë për kushtet ku ndodhen, për mungesat ekstreme me medikamente e pajisje mjekësore. Përballen çdo ditë e natë me kushte ekstremisht të vështira dhe është e qartë që nuk do i pranojnë më këto”, tha Spahia.

Ndërë të tjera deputeti i PD-së u shpreh se ata do të mbështesin mjekët deri në ndryshim të kushteve të punës së tyre.

Ne jemi në mbështetje të plotë me mjekët për ndryshimin kushteve ku ndodhen. Arsyeja qëndron tek korrupsioni që e ka kapur nga fyti këtë sistem. Do mjaftonte anulimi i koncesioneve korruptive që i janë dhe të afërmve të Ramës. Në çdo takim që kam pasur me mjekët ankesat e tyre janë shuam më të thella se ç’janë paraqitur. Të jeni të bindur që mjekët do të reagojnë fuqishëm për situatën e patolerueshme për situatën”, tha Spahia.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw