Një kandidat i mundshëm për ambasador në njërin prej shteteve të Ballkanit mund të jetë Brian Hoyt Yee. Brian Hoyt Yee dha dorëheqjen si Ndihmës Zëvendës Sekretar i Shtetit të SHBA për Europën dhe Euroazinë.

Para se të punonte si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee mbajti poste të larta diplomatike në Kroaci nga 2010 në 2013.

Ndërkohë vet Hoyt Yee ka thënë se do jetë i pranishëm në Ballkan, qëllimi i SHBA sipas tij është ndihma ndaj vendeve që duan të forcojnë institucionet demokratike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për integrim në Bashkimin Europian.

Qarqe të ndryshme diplomatike amerikane spekulojnë se Hoyt Yee mund të emërohet ambasador i SHBA në Bosnje-Hercegovinë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com