TIRANE- Një tjetër i emëruar rishtazi nga qeveria e re ka dhënë dorëheqjen nga posti i marrë. Gehart Gjashta  ka paraqitur kërkesën për t’u larguar nga posti i Drejtorit në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës. Shkak ka qenë zbardhja e një vendimi gjykate, e cila e ka gjetur me faj për trafik droge. Akuza ka lindur në momentin më të nxehtë të debateve mbi trafikun e lëndëve narkotike. Por pavarësisht dorëheqjes së Gjashtës vetë, në njoftimin për mediat, prefekti Vorpsi ka deklaruar se Dëshmia e Penalitetit, të punonjësit të tij e tregon të padënuar.

Rast ky i përsëritur dhe disa herë të tjera përgjat këtyre muajve. Kjo nën pretekstin se ata nuk kanë dënim të shënuar në certifikatën që dorëzojnë në momentin e punësimit. Problemi që I del para PS-së është se, edhe pse emërimet që partia në pushtet ka bërë në administratë, janë të pakta, del qartë se disa prej tyre janë të gabuara. Nga një anë deputetët socialist janë duke ndjerë presionin për të punësuar njerëz të rinj dhe hpesh vihet re dhe fshehja prej tyre apo shmangia në daljet në selinë e PS apo para Kuvendit, nga ana tjetër ata pak njerëz që janë emëruar nuk kanë qenë të duhurit.

Akuza
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka zbardhur vendimin e dënimit me 10 vite burg për trafik droge në Greqi ndaj Gehart Gjashtës. Ky i fundit  është dënuar fillimisht nga gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas gjykata e Apelit në Greqi, në vitin 2004, ka lënë dënimin me 10 vite burgim, me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Duke parë këtë dosje penale PD e ka deklaruar Ramën si përgjegjës së marrjes në punë,

Reagimi
Një tjetër mendim ka dhënë prefekti Vorpsi mbi situatën, edhe pse ka pranuar dorëheqjen. Sipas tij Gjashta nuk i është fshehur në asnjë moment kësaj çështjeje. Madje, dënimin e marrë në shtetin grek e ka dërguar në Gjykatën e Strasburgut ku ka fituar për çështje proceduriale. Ndërsa shtohet se nuk e ka ndjekur çështjen më tej për arsye financiare edhe pse bëhet e ditur se ka marrë dëmshpërblimin.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)