Uruguajani, Juan Pedro Damiani, i cituar në skandalin “Panama Papers” dha dorëheqjen nga komiteti i etikës në FIFA, sipas një komunikate të zëdhënësit të kësaj zyra.

Për momentin nuk është dhënë asnjë informacion tjetër nga FIFA, që hapi të hënën një hetim mbi Juan Pedro Damiani, i përmendur në hetimin gjigant të parajsave fiskale “Panama Papers”.

Ndërkohë që sot Policia zvicerane ka hetuar selinë e UEFA-s në Nyon për të marrë kontratat e dhëna për të drejtat televizive ndaj kompanisë Cross Trading, e cituar në skandalin “Panama Papers” duke implikuar gjithashtu edhe presidentin e ri të FIFA-s, Gianni Infantino. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)